Turizmi shqiptar në një fazë të re – Gonxhja prezanton partneritetet me grupin LPA

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, zhvilloi një takim të dytë me grupin spanjoll LPA, pas takimit të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit FITUR në Madrid.
Në këtë takim, palët prezantuan një plan konkret për partneritete në rrafshin e gadishullit iberik, që përfshin Spanjën, Portugalinë, Andorrën dhe Gjibraltarin, me synim tërheqjen e eksperiencës dhe investimeve në turizmin shqiptar.
Sipas njoftimit të bërë publik nga vetë ministri në rrjetest sociale, mësohet se diskutimet u fokusuan në promovimin e potencialit turistik të Shqipërisë, rritjen e vizibilitetit të vendit në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Amerikën Latine, si dhe forcimin e bashkëpunimit me operatorë turistikë dhe partnerë strategjikë për zhvillimin e produkteve cilësore dhe të qëndrueshme.
Në këtë kontekst, ministri Gonxhja gjatë takimit u shpreh se, “Industria avangardë iberike e turizmit është një prioritet për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të sjellim në Shqipëri eksperiencën e tyre dhe tërheqim investime që do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike dhe punësim.”
Ai shtoi se ky proces është pjesë e një strategjie më të gjerë për konsolidimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare:
“Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm turistik. Partneritetet me grupin LPA dhe industrinë iberike do të na ndihmojnë të rrisim vizibilitetin e vendit tonë dhe të pozicionohemi si një destinacion konkurrues në rajon dhe më gjerë.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





