Zgjerohen zonat e mbrojtura në veri të vendit – ADZM Shkodër: Përfshijnë afro 40 % të territorit të qarkut
Sipërfaqja e zonave të mbrojtura në veri të vendit vijon të zgjerohet nga viti në vit, duke e kthyer qarkun e Shkodrës në rajonin me përqindjen më të lartë të territorit të mbrojtur në Shqipëri.
Sipas Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, kjo është arritur falë zgjerimit të Parkut Kombëtar të Alpeve dhe shpalljes së zonave të reja natyrore.
“Në rajonin e Shkodrës sipërfaqja e zonave të mbrojtura është dyfishuar “, u shpreh Agim Dardha, Drejtor i AdZM Shkodër.
Aktualisht, zonat e mbrojtura në qarkun Shkodër përfshijnë deri në 40 për qind të territorit të gjithë qarkut. Në prag të sezonit të ri turistik, AdZM po përqendron vëmendjen kryesisht në Parkun Kombëtar të Alpeve, si një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në veriun e Shqipërisë
“Rëndësi të veçantë do ti kushtojmë parkut kombëtar të Alpeve duke ditur se numri i vizitorëve në këtë rajon është shumë i madh dhe ka rritje nga viti në vit”, tha Dardha.
Gjatë dy sezoneve të fundit turistike, zonat e mbrojtura të qarkut Shkodër janë vizituar nga mbi një milion turistë vendas dhe të huaj. Ndër destinacionet më të preferuara mbeten Velipoja, Thethi dhe Lumi i Shalës, për të cilat ka interes në rritje falë resurseve natyrore dhe potencialit për turizmin e aventurës
Gazetar: A. Hoti
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





