Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash

Ditën e diel (22 mars), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në male.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe në formë pikash të përqendruara në relievet malore, pjesërisht në qendër dhe jugperëndim të vendit gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jenë të forcës 1-2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




