Shkodra drejt turizmit gjithëvjetor- Sfidë menaxhimi i mbetjeve, autoritetet kërkojnë bashkëpunim
Bashkia e Shkodrës tashmë mund të konsiderohet si një destinacion me turizëm gjatë gjithë vitit.
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Bashkinë Shkodër Bekim Mema, një ndër sfidat kryesore që mbetet për t’u adresuar është menaxhimi i mbetjeve.
Ai thekson se përballimi i kësaj problematike kërkon bashkëpunim të ngushtë me bizneset, në mënyrë që të garantohet një mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në qytet.
Mema shprehet se Bashkia e Shkodrës është në hapa të vazhdueshëm për realizimin e projekteve dhe investimeve të reja.
“Ne jemi në hapa të vazhdueshëm për këtë projekt dhe për investimet që do të realizohen sa më të qëndrueshëm për Shkodrën por edhe për të gjithë qarkun”, tha Mema.
Bashkia e Shkodrës përmes iniciativave të tilla synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe forcimin e turizmit gjatë gjithë vitit.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




