Kuvendi mban 1 minutë heshtje në nderim të kongresmenit të ndjerë Eliot Engel

Seanca e sotme plenare ka nisur me një minutë heshtje në nderim dhe respekt të kongresmenit amerikan i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, Eliot Engel. Në fjalën e tij, kryeparlamentari Niko Peleshi deklaroi se Engel ka qenë jo vetëm një mik i mirë i shqiptarëve, por një mbëhstetës i palëkundur i çështjes sonë kombëtare. Ai shtoi se, kontributi i Engel në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane do mbetet i paharruar.
“Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka kërkuar që në këtë seancë të mbahet 1 minutë heshtje në nderim të ish-kongresmenit të SHBA-ve, Eliot Engel i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Eliot Engel ishte një mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i palëkundur i çështjes sonë kombëtare, Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane do mbetet i paharruar. Në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, deklaroi Peleshi në nisje të seancës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



