Dana White propozohet për Sekretar Shtypi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i organizatës së arteve marciale të përziera njihet si aleat i Trump-it

Amerikë | 7 minuta më parë

Përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se i ka ofruar presidentit të organizatës së arteve marciale të përziera e njohur si UFC postin e Sekretarit të Shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Duke e cilësuar atë si një luftëtar të madh, Trump i kërkoi të pranonte detyrën. Por propozimi i presidentit amerikan nuk u mbyll me aq, pasi ai i kërkoi gjithashtu të merrte me vete si asistentë gjashtë sportistë të njohur të arteve marciale të përziera “Ai do të jetë një sekretar shtypi si askush tjetër.

Dana, të lutem pranoje këtë detyrë!”- shkroi Trump në Truth. White, i cili ndodhej në Londër për një aktivitet boksi, deklaroi se do të takohet me presidentin amerikan të hënën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar ofertën. Dana White është një aleat i vjetër i Trump dhe e ka mbështetur publikisht atë në fushatat presidenciale.

Pozicioni i zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë është vakant që prej largimit të Katie Zacharia-s në mes të tetorit, e cila qëndroi në detyrë vetëm 5 ditë. Para saj atë post e mbante Karoline Leavitt, e cila dha dorëhqejen nga posti për t’iu përkushtuar familjes, pasi më herët ajo u bë nënë me fëmijën e dytë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme