Kryeministri Edi Rama në Pogradec, takim dyditor me drejtuesit politikë dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik

Politikë | 2 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Pogradecit, ku do të zhvillojë një takim dyditor me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit qeveritar, në prag të nisjes së sesionit të ri politik.

Në videon e siguruar nga RTSH, shihet kryeministri Edi Rama teksa ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogradec.

Punimet e mbledhjes nisin sot me fokus te drejtuesit politikë të mazhorancës, ku do të diskutohet mbi organizimin e strukturave të partisë dhe përcaktimin e objektivave kryesore politike e qeverisëse.

Të hënën, Rama do të vijojë takimet me ministrat e kabinetit, për të detajuar planin e punës të qeverisë dhe prioritetet ekzekutive për muajt e ardhshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme