Zidane publikon listën e Francës, 5 prurje të reja te “gjelat”

Trajneri i ri i Francës, Zinedine Zidane, ka shpallur listën zyrtare të lojtarëve për ndeshjet e ardhshme të kombëtares në Ligën e Kombeve.
Thirrjet e para për 5 lojtarë të rinj: Restes, Diouf, Jacquet, Da Cunha dhe Lepaul.
Franca do ta nisë fushatën me një ndeshje në transfertë kundër Turqisë më 25 shtator dhe do të përballet me Belgjikën – gjithashtu në transfertë – tri ditë më vonë.
Më pas, ajo do të presë Italinë më 2 tetor, për ta mbyllur këtë cikël prej katër ndeshjesh me një sfidë në shtëpi kundër Belgjikës. Ja lista e plotë e lojtarëve të thirrur nga trajneri francez.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




