Gvozdenoviç para Tiranës: Si një derbi për Elbasanin, me besim dhe qetësi marrim rezultat

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Elbasani kërkon një tjetër rezultat pozitiv pas fitores me Egnatian. Verdheblutë luajnë të shtunën me Tiranën në kryeqytet në atë që trajneri Ivan Gvozdenoviç e konsideron si një derbi. Në daljen para medieve, numri 1 i stolit elbasanas u shpreh se gjendja e skuadrës është e mirë dhe pret që ajo të marrë pikë në Tiranë për të krijuar vazhdimësi në kampionat.

“Na pret një tjetër derbi, siç ishte edhe ai i fundit ndaj Egnatias. Deri tani situata është e mirë për ne. Kemi edhe stërvitjen e fundit sot, por jemi në rregull. Do të jetë një derbi i fortë, siç e thashë, një derbi interesant dhe një derbi i bukur.

Kemi respekt për Tiranën, një skuadër me traditë dhe me shumë trofe, por ne jemi Elbasani dhe do të provojmë të bëjmë maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv. Me besim dhe qetësi do të provojmë të dalim mirë nga kjo ndeshje. Ka shumë rëndësi për vazhdimësinë kjo ndeshje. Jam i kënaqur nga çunat, nga skuadra, por ka hapësirë për të bërë më mirë”, – theksoi mes të tjerash trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme