Tirana, trajneri Klafuriç: Luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë, mund të kishim fituar

Abissnet Superiore | 54 minuta më parë

Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç ka komentuar për “Super Gol” barazimin 2-2 të arritur përballë Elbasanit në javën e pestër të “Abissnet Superiore”.

“Pjesa e dytë ishte e luajtur shumë mirë. Në pjesën e parë nuk kishim besimin e duhur, e fituam në pjesën e dytë. Krijuam, shënuam, kishim mundësinë dhe për të fituar, por nuk ia dolëm”.

“U thashël lojtarëve që të bënin atë që kishim bërë në stërvitje.  Ata duhet të kenë besim që nga fillimi e deri në fund. Pësuam dy gola dhe nuk ishim aty ku duhet në shanset që krijuam. Nuk ishim mirë në finalizim”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme