Partizani, trajneri Bratu: Na penalizuan gabimet individuale

Abissnet Superiore | 1 orë më parë

Trajneri i Partizanit, Florin Bratu ka komentuar për “Super Gol” humbjen 2-1 të pësuar përballë Egnatias në javën e pestë të Superiores.

“Sigurisht që Egnatia është një skuadër mjaft e mirë, për më tepër është kampione në fuqi, por mendoj se Partizani bëri mjaft mirë. Krijuam mjaft presion dhe kishim mundësitë tona për të shënuar. Mendoj se gabimet individuale na kanë penalizuar sot, duhet ti përmirësojmë këto situata”.

“Ndryshimi në sistemin e lojës? Duke parë që Aliu dhe Fadairo mund të krijonin probleme sidomos në pjesën e parë. Dhe nëse ata do të ishin më konkret, Partizani do të shënonte në pjesën e parë. Futa në lojë dy sulmues mjaft të shpejt që të kishin mundësi të shënonin”.

“Sa i realizuar është Partizani me Bratu? Kam dy muaj dhe nuk është lehtë, nuk është se kam shkopin magjik. Do të na duhet edhe pak kohë. Disa ndeshje bëjmë mirë dhe në ndeshje të tjera jo. Me kalimin e kohës do të jemi aty ku duhet”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme