Egnatia, zëvendëstrajneri Karapici: Mund të kishim bërë më mirë, por…

Zëvendëstrajneri i Egnatias, Artan Karapici ka komentuar për “Supe Gol” fitoren 2-1 të arritur përballë Partizanit në javën e pestë të “Abissnet Superiore”.
“Një ndeshje i ka të gjitha pjesët e lojës, do vuash, do kesh tranzicionet… Kishim përballë një kundërshtar si Partizani, që në fillim të lojës na vuri në vëshirësi me ndryshimin e modulit. Morëm masat dhe mendoj se na shkoi mirë në pjesën më të madhe të lojës”.
“Partizani është pretendent, ka lojtarë shumë të shpejtë si Fadairo, Human apo Aliu. Ndoshta duhet të kishim qenë disi më të qetë në disa situata të lojës, sidomos në fundin e sfidës. Në disa moment i zgjidhëm, por mund të kishim bërë edhe më mirë”.
“Jemi ekip që e kemi shumicën e lojës në kontroll. Edhe në situata të vështira, ekipi di të reagojë mirë. Pikët janë ato që janë. Janë tregues real i situatës. Çdo ekip i Superiores e ka të vështirë për të dominuar në të trija fazat e lojës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




