E turpshme nga tifozët e Juventusit, prishin minutën e heshtjes për Mazzola-n! Klubi: E pajustifikueshme

Itali | 2 orë më parë

Tifozët tifozë ultras të skuadrës bardhezi i kanë kthyer shpinën fushës në momentin, kur u mbajt një minutë heshtje për nder të Sandro Mazzola-s, një legjendë e Interit dhe futbollit italian që u nda nga jeta ditët e fundit.

Një sjellje e turpshme kjo nga tifozët e Juventusit para ndeshjes me Atalantën në “Stadium”. Pjesa tjetër e tifozëve është distancuar, ndërsa klubi ka reaguar me një komunikatë zyrtare për shtyp, ku dënon aktin e ultrasve të vet, duke e quajtur një episod të pajustifikueshëm.

Minuta e heshtjes për nder të Mazzola-s u mbajt në të gjitha aktivitetet sportive të fundjavës. Ultrasit juventinë, pasi i kthyen shpinën fushës, kënduan kore për të tjerë personalitete që kanë humbur jetën, si Gaetano Scirea, Andrea Fortunato dhe Gianni Agnelli.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme