Interi me shpresat te Thuram për të mundur super Como-n, Marcus synon të bindë edhe Zidane

Sulmuesi francez do të luajë ndeshjen e 8-të radhazi. Te zikaltrit është bërë pika e referimit, pas dëmtimit të Lautaro Martinez.
Marcus Thuram do të jetë titullar edhe kundër Como-s. Sepse Lautaro Martinez do të kthehet pas ndërprerjes së kampionateve dhe sepse sulmi i Interit këtë periudhë varet prej tij, pavarësisht kush është shoku i repartit (Pio Esposito apo Bonny). Sepse të enjten e ardhshme në “San Siro” vjen Franca për t’u përballur me Italinë në Nations League dhe Thuram dëshiron të luajë përpara publikut të tij me fanellën e “Bleus”, duke bindur edhe Zinedine Zidane.
Tre gola, asiste dhe një pikë referimi për shokët, në pritje të kapitenit, edhe trajneri Chivu i ka dhënë merita sulmuesit që tani duket më i pjekur. Misioni i Marcus është i dyfishtë: të mbajë Interin lart në Serie A dhe në Champions, si dhe të veshë sërish fanellën e Francës.
Kundër Como-s në mbrojtje rikthehet Bastoni, që do të bashkohet me Bisseck dhe Akanji. Në qendër të mesfushës do të jetë treshja Barella-Calhanoglu-Zielinski. Ndryshojnë krahët, me Spence që ia lë vendin Diouf, ndërsa në të majtë ka balotazh Dimarco-Carlos Augusto. Stones dhe Jones shpresojnë të grumbullohen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




