Arti dhe mjedisi bashkë në një vepër, të rinjtë krijojnë “Land Art” për biodiversitetin

Sociale | 2 orë më parë

Natyra, arti dhe krijimtaria e të rinjve u bënë bashkë në një aktivitet të veçantë të zhvilluar në Muzeun Historik të Shkodrës. Të rinj nga gjimnazet e qytetit punuan së bashku për të krijuar një vepër artistike të përkohshme, duke përdorur materiale natyrore dhe elementë të riciklueshëm.

Nën drejtimin e skulptorit Petrit Bilali, puna u konceptua si një mënyrë për të përcjellë te brezi i ri rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit. Aktiviteti është pjesë e projektit “Radical Green”, financuar nga Komisioni Evropian, që synon përfshirjen e të rinjve në çështjet e mjedisit, artit dhe trashëgimisë kulturore.

“Greenato Radical Green është një projekt i financuar nga Komisioni Evropian, që ka në Shkodër një pjesë të aktivitetit të tij dhe synon përfshirjen e të rinjve në temat e mbështetjes së mjedisit, artit dhe të mirave kulturore, për të tentuar ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të pastër dhe me një ambient më të shëndetshëm. Objektivi i projektit është përfshirja e të rinjve, të cilët janë gjenerata e ardhshme dhe mbi shpatullat e të cilëve do të bjerë detyra për të ruajtur natyrën dhe mjedisin”, u shpreh Fabio Roccuzzo, Drejtues i  Focus Europe.

“Radical Green është projekt i financuar nga Komisoni Evropian që ka në Shkodër një pjesë të aktivitetit të saj dhe shikon përfshirjen e të rinjve në temat  e mbështetjes së mjedisit, të artit dhe të mirave kulturore  për të tentuar  ndërtimin e një shoqëri  më të mirë, më të pastër dhe me ambient më të shëndetshëm.

Objektivi i projektit është  përfshirja e të rinjve që janë gjenerata e ardhshme që nesër do të jenë gratë dhe burrat mbi shpatullat e të cilëve do të bie detyra për të ruajtur natyrën dhe ambientin”

Për skulptorin Petrit Bilali, kjo është edhe një mënyrë për t’i mësuar të rinjtë se materialet që shpesh konsiderohen mbetje mund të shndërrohen në elementë artistikë.

“Qëllimi i Radical Green është sensibilizimi i brezit të ri se si mund të riciklohen mjetet plastike, materialet natyrore e të tjera dhe si mund të kthehen në vepra arti. Vepra është temporane, nuk është permanente. Është një vepër e improvizuar në mënyrë natyrale, e cila do të qëndrojë për pak kohë në ambient”, tha Petrit Bilali, Skulptor DRTK Shkodër.

Vepra do të fotografohet dhe filmohet përpara se të çmontohet, duke mos lënë gjurmë në mjedisin ku u krijua.

Gazetar: V. Omari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme