Laçi përforcon sulmin, zyrtarizohet Kevin Trad

Laçi përforcon organikën me një sulmues nga Libani. Klubi kurbinas njofton se ka siguruar shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar, Kevin Trad.
“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 19-vjeçar lebanez, Kevin Trad. Trad i është bashkuar skuadrës në seancat stërvitore dhe tashmë është gati për këtë aventurë të re”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Trad është aktivizuar me klubin Sagesse FC në kampionatin libanez dhe tashmë është gati të tregojë veten në elitën e futbollit shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




