Vlorë/ Theu xhamin e supermarketit dhe vodhi kasën me paratë, arrestohet 32-vjeçari

Aktualitet | 1 orë më parë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës së një supermarketi dhe ka vjedhur kasën me një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një supermarket në lagjen “Bashkimi”, ku autoritetet morën njoftim për vjedhjen. Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale kasën që dyshohet se ishte vjedhur në supermarket. 32-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera për të cilat 32-vjeçari dyshohet se mund të jetë autor. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme