Punimet në lumin Devoll, Salla: Më shumë mbrojtje nga përmbytjet, rehabilitohen 4.3 kilometra

Aktualitet | 1 orë më parë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet që po zhvillohen përgjatë lumit Devoll, ku vijon ndërhyrja për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e argjinaturës.

Sipas ministrit, punimet shtrihen në një gjatësi prej 4.3 kilometrash, nga zona e Pyllit të Fazanëve deri në Orman. Ndërhyrja përfshin gjithashtu përforcimin e brigjeve të lumit, me synim rritjen e mbrojtjes së zonave përreth.

Punimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës mbrojtëse përgjatë lumit dhe reduktimin e rrezikut nga përmbytjet, veçanërisht për tokat bujqësore dhe komunitetet pranë zonës.

“Nga lumi Devoll, ku vijon puna për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e 4.3 km argjinaturë, nga Pylli i Fazanëve deri në Orman, si dhe përforcimin e brigjeve. Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet, siguri për tokat bujqësore dhe zonat përreth”, shkruan ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme