Shpërndanin drogë në shkollat e Tiranës, gjykata lë në burg 31 të arrestuarit

Aktualitet | 2 orë më parë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 31 personat e arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë “Shkolla të pastra”.

Operacioni u finalizua një ditë më parë, pas katër muajsh hetime, duke goditur disa grupe që dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë edhe pranë institucioneve arsimore.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 31 persona, ndërsa 14 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet e zhvilluara është dokumentuar se grupet e goditura dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të ndryshme të Tiranës.

Sipas hetuesve, në disa raste, për të shmangur vëmendjen e policisë dhe për të vështirësuar identifikimin e tyre, lëvizja kryhej përmes monopatinave, shërbimeve taksi dhe shërbimeve të delivery-t.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme