Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang dëmet

Aktualitet | 2 orë më parë

Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër është njoftuar rreth orës 17:23 nga një qytetar për rënien e një zjarri në afërsi të zonës së banuar, në lagjen “Zinxhira”. Vatra, e përbërë nga barishte, shkurre dhe mbeturina, paraqiste rrezik për përhapjen e flakëve drejt banesave përreth.

Pas sinjalizimit, automjeti zjarrfikës dhe grupi i gatishmërisë u nisën menjëherë drejt vendngjarjes, ku konstatuan përhapjen e flakëve në terren.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u bë i mundur izolimi i menjëhershëm i vatrës dhe shuarja e plotë e saj, duke parandaluar çdo pasojë apo dëmtim të mundshëm në banesat e zonës.

“Grupi i ndërhyrjes ndërhyri menjëherë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave,” informoi gazetarja e RTSH-24 nga terreni, e cila sqaroi se situata u vu nën kontroll pa dëme materiale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme