Moti për sot me diell në të gjithë territorin

Për ditën e sotme (29 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në lindje do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.
Era do të fryjë nga verilindja deri në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era do të jetë më e ndjeshme, duke arritur deri në 14 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1–3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.







