Një ditë pas zbrazjes së rezervuarit të Kasharit, ministri Nufi dhe Policia Ushtarake inspektojnë zonën

Një ditë pas zbrazjes së rezervuarit të Kasharit në Lushnjë, ku mijëra peshq kanë ngordhur pasi kanë mbetur pa ujë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me efektivë të Policisë Ushtarake, ka inspektuar nga afër situatën.
Rezervuari u zbraz një ditë më parë (29 shtator), për shkak të punimeve që pritet të kryhen në portat dalëse të tij. Pas uljes së nivelit të ujit, mijëra kuintalë peshq të llojeve të ndryshme mbetën në sipërfaqe dhe në baltë.
Gjatë inspektimit, ministri Nufi dhe efektivët e Policisë Ushtarake kanë parë nga afër gjendjen e krijuar në rezervuar, ndërsa autoritetet pritet të vlerësojnë situatën dhe pasojat e zbrazjes së tij.
Sipas Bashkisë së Lushnjës, pronari që menaxhonte peshkun në rezervuar ishte njoftuar disa muaj më parë për nevojën e largimit të tij përpara nisjes së punimeve, por masa nuk ishte marrë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





