Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

Aktualitet | 1 orë më parë

Ditën e sotme (1 tetor) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas parashikimit meteorologjik, në zonat kodrinore dhe malore do të shfaqen vranësira të pakta kalimtare, kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat e ekspozuara, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, në lugina dhe në zonat malore, era pritet të forcohet dhe të arrijë shpejtësinë deri në 16 m/s.

Ndërkohë, në dete parashikohet valëzim i forcës 2–3 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme