Siguria në aksin rrugor të jugut, vijëzohen rreth 90 km rrugë, ndërhyrje edhe me ndriçim në pikat problematike

Aktualitet | 1 orë më parë

Përmirësimi i sinjalistikës rrugore vijon në aksin nacional Mallakastër–Tepelenë–Gjirokastër–Kakavijë. Autoriteti Rrugor Shqiptar  do të  ndërhyjë për sinjalistikën horizontale vijëzimi si dhe sinjalistik vertikale ,  e të gjithë aksit rrugor, me një gjatësi prej rreth 90 kilometrash.

“Aksi rrugor nacional, Kufi–Kastër, Tepelenë, Gjirokastër, Kakavijë. Njëkohësisht, do të ketë edhe disa plotësime me sinjalistikë vertikale, si dhe disa riparime të fugave të urave. Segmenti që do të vizohet nëpërmjet këtij projekti ka një gjatësi rreth 90 km. Vizatimi aktual dhe sinjalistika horizontale janë shumë të amortizuara dhe është e nevojshme të kryhen këto punime. Me realizimin e këtij projekti do të rritet ndjeshëm siguria rrugore në këtë segment”, u shpreh inxhinieri, Aristolel Noni.

Gjithashtu, në pikat e cilësuara si problematike do të vendoset ndriçim rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët, veçanërisht gjatë orëve të natës.

“Ndërkohë, në 10 pika të këtij aksi, të cilësuara si pika të rrezikshme nga ana jonë dhe nga Policia Rrugore, do të vendoset ndriçim rrugor”, tha ai.

Ndërhyrjet në sinjalistikën horizontale dhe vendosja e ndriçimit në zonat problematike synojnë përmirësimin e kushteve të qarkullimit përgjatë këtij aksi, duke rritur orientimin dhe sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme