Zjarr masiv në Piraj të Lezhës/ Digjen dy banesa, ndërhyrje nga ajri dhe toka për të shpëtuar kishën dhe shtëpitë e tjera

Aktualitet | 1 orë më parë

Një zjarr i përmasave të mëdha është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga erërat e forta ka përfshirë fshatin  Piraj të Lezhës.

Situata paraqitet mjaft problematike, ndërsa flakët kanë cenuar drejtpërdrejt zonat e banuara, ndërsa deri më tani konfirmohet se nga zjarri janë përfshirë dy banesa, si dhe një kasolle për bagëtitë.

Rreziku mbetet i lartë edhe për shtëpitë e tjera përreth, si dhe për kishën e fshatit, ku flakët po i afrohen me shpejtësi.

Për të përballuar emergjencën, në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse nga disa bashki. Përveç mjeteve të Lezhës, në ndihmë kanë mbërritur trupa mbështetëse nga Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës dhe mbrojtjen e strukturave të banimit.

Për shkak të intensitetit të flakëve dhe erës së fortë që vështirëson operacionin nga toka, në ndihmë të efektivëve po vijon edhe ndërhyrja nga ajri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme