Zjarri aktiv në malin e Manatisë, flakët u afrohen banesave, nis ndërhyrja nga ajri

Aktualitet | 55 minuta më parë

Zjarri i rënë që prej mbrëmjes së enjte (1 tetor) në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv edhe gjatë mëngjesit të sotëm (2 tetor). Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në terren, ndërsa forcat zjarrfikëse janë vendosur në pozicionet pranë banesave, për të parandaluar afrimin e zjarrit.

Ndërkohë, që prej orës 08:00 ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, në përpjekje për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Forcat në terren vijojnë operacionin për izolimin e flakëve, ndërsa situata mbetet nën monitorim për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.

Vatra e zjarrit u shfaq mbrëmjen e djeshme në malin e Manatisë në Lezhë, në një zonë pranë rrugës nacionale Lezhë-Milot. Nga përhapja me shpejtësi e flakëve të favorizuara nga era, situata paraqiti rrezik të drejtpërdrejtë për banesat që ndodheshin pranë kësaj vatre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme