Zjarri në Margëlliç të Fierit vihet nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse

Aktualitet | 1 orë më parë

Zjarri që kishte shpërthyer në zonën e Margëlliçit të Fierit është vënë nën kontroll të plotë pas një ndërhyrjeje të gjatë dhe të koordinuar disa orëshe.

Falë angazhimit të menjëhershëm të tetë mjeteve zjarrfikëse nga disa njësi të qarkut Fier dhe mbështetjes ajrore, flakët u neutralizuan plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme dhe dëme të mëdha.

Sipas informacioneve zyrtare, në operacionin e shuarjes së zjarrit morën pjesë ekipet zjarrfikëse të Patosit, Fierit, Lushnjës dhe Roskovecit, ndërsa një avion Air Tractor u aktivizua gjithashtu për të kryer hedhje uji dhe substancash shuarëse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme