Kapet me kanabis dhe kokainë pranë një shkolle, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Aktualitet | 1 orë më parë

Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkolla të pastra”, që synon parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve. I arrestuari, shtetasi A. K., u kap në flagrancë në zonën e Kombinatit, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, policia sekuestroi mbi 1 kilogram kanabis, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash, e dyshuar se ishte përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 35-vjeçari tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në zonën e Kombinatit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Shkolla të pastra”, për parandalimin dhe goditjen e shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të perimetrit të sigurisë së shkollave.

Finalizohet një tjetër fazë e këtij operacioni, vihet në pranga një 35-vjeçar.

Sekuestrohen mbi 1 kg kanabis, një sasi kokaine, 3 peshore elektronike, 2 celularë dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacionit “Shkolla të pastra”, si rezultat i punës operative, në Kombinat, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle, kapën në flagrancë shtetasin A. K., 35 vjeç.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe mjete për ndarjen e tyre në doza.

Nga informacionet e siguruara dhe veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas tentonte të shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave, si dhe në ambiente të tjera në Kombinat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme