Dibër, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Maqellarë, rezultonte e zhdukur prej muajsh

Aktualitet | 1 orë më parë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në territorin e bashkisë Dibër, ku është gjetur trupi i pajetë i një të moshuare që rezultonte e zhdukur prej muajsh. Trupi është arritur të lokalizohet në një zonë rurale të braktisur, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet në terren.

“Rreth orës 14:50, në një sipërfaqe toke djerrë, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, është gjetur pjesërisht i dekompozuar trupi i shtetases Z.D., 73 vjeçe,”,  bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të policisë.

E moshuara rezultonte e shpallur në kërkim prej korrikut

Sipas verifikimeve të para zyrtare, 73-vjeçarja ishte larguar nga banesa e saj muaj më parë. Nga të dhënat paraprake të grumbulluara nga familjarët dhe autoritetet, e moshuara përballej me probleme të shëndetit mendor.

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim në muajin korrik 2026, pasi ishte larguar nga banesa e saj. Ajo dyshohet se vuante nga sëmundja e sklerozës,”, sqarojnë burimet policore.

Ekspertët kriminalistikë dhe shërbimet e policisë po vijojnë ekzaminimet në vendin ku u gjet trupi, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve të humbjes së jetës.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes,”, përfundon njoftimi paraprak i policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme