Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të drejtuara nga shtetasit D. D., 30 vjeç, dhe E. O., 51 vjeç. Në njërin prej automjeteve, që drejtohej nga 30-vjeçari D. D., ndodheshin edhe pesë pasagjerë.
Një prej pasagjerëve është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pas marrjes së trajtimit, ai është larguar nga spitali. Ndërkohë, dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




