Reforma Territoriale në Kuvend, nis seanca plenare. Opozita në protestë, PS kërkon 84 vota

Aktualitet | 2 orë më parë

Ka nisur seanca e sotme plenare ku do të diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga socialistët, që planifikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Kjo seancë pritet të shoqërohet me tensione, pasi opozita, e cila e ka kundërshtuar vazhdimisht këtë hartë të re territoriale, ka paralajmëruar protesta brenda dhe jashtë parlamentit. Policia e Shtetit ka marrë masa, teksa efektivë të shumtë janë pozicionuar në të gjitha hyrjet që çojnë tek godina e Kuvendit të Shqipërisë

Po ashtu, bashkitë e djathta i kanë dërguar një letër Komisionit Europian duke kërkuar që të mos lejohet miratimi i njëanshëm i Reformës Territoriale.

Ndërkohë, edhe nga ana e socialistëve ky projektligj duket se nuk ka mbështetjen e të gjithë deputetëve. Sipas gazetares së RTSH-së, Rugova Dunisha, ky propozim për një hartë të re territoriale me 15 bashki më pak nuk ka as aprovimin e Vullnet Sinës dhe Erion Braçes. PS-së i nevojiten 84 vota për ta çuar përpara këtë projektligj, ndërsa në sallë prite të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme