Tensionohet situata në protestën kundër Reformës Territoriale, hidhet spraj lotsjellës, 1 protestues i lënduar
Tensionohet situata gjatë protestës së opozitës kundër Reformës Territoriale, e cila po zhvillohet jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë. Protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë, ndërsa gjatë tensioneve është përdorur edhe spraj piperi. Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.
Forcat e rendit kanë marrë masa të shtuara sigurie në të gjitha hyrjet e godinës së Kuvendit, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar.
Protesta zhvillohet në një kohë kur brenda Kuvendit po diskutohet projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, që parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.
Sipas opozitës, reforma po tentohet të miratohet në mënyrë të njëanshme, pa një konsensus të gjerë politik dhe vendor. Situata pranë Kuvendit është tensionuar për shkak të përplasjes mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë, të cilët kanë marrë masa të shtuara sigurie në të gjitha hyrjet e godinës.
Ndërkohë, brenda Kuvendit vijojnë diskutimet lidhur me projektligjin për Reformën Territoriale. Partisë Socialiste i nevojiten 84 vota për miratimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.








