Tensione në Kuvend/ PS voton pro ndryshimit të rendit të ditës, opozita bllokon foltoren

Politikë | 1 orë më parë

Propozimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për ndryshimin e rendit të ditës së Kuvendit për të kaluar në fund të diskutimeve interpelancat dhe për të vijuar diskutimet mbi pr.ligjin për Reformën Territoriale ka nxitur reagimin e opozitës e cila ka kundërshtuar ndryshimin e rendit.

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga ana e kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi dhe deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri, mazhoranca ka hedhur në votim kërkesën e Ballës duke e miratuar me 74 vota pro dhe 2 kundër.

Projektligji për Reformën Territoriale, i propozuar nga Partia Socialiste, parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme