Durrës/ Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze, në banesë edhe fëmija i saj 2-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore

Aktualitet | 1 orë më parë

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur pa shenja jete në një apartament në lagjen nr. 1, në Durrës.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 12:50, kur shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka gjetur të pajetë shtetasen me inicialet E. S..

Sipas informacionit paraprak të policisë, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 25-vjeçares.

Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së 25-vjeçares, si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme