Kjo është një Romë e pandalshme, verdhekuqtë vendosin rekord në Serie A

Futboll Bota | 7 minuta më parë

Tani, provoni ta ndaloni këtë Romë. Nuk mjaftojnë më thjesht përqendrimi apo performancat e larta atletike; duhet diçka më shumë, shumë më tepër. Me Gasperinin që ka rikuperuar pothuajse të gjithë lojtarët e tij, verdhekuqtë janë bërë jashtëzakonisht të vështirë për t’u frenuar.

Statistikat flasin vetë: pas pesë golave ​​të shënuar ndaj Parmës, ata kanë realizuar plot 36 herë në vetëm 12 ndeshje kampionati, shifra më e mirë sulmuese në Serie A, me diferencë të madhe nga të tjerët.

Në fakt, asnjë skuadër në historinë e elitës së futbollit italian nuk ka shënuar ndonjëherë 36 gola në 12 ndeshjet e para. Në të gjithë Evropën, vetëm Barcelona, në La Liga, ka shënuar më shumë, ndonëse hera-herës kanë humbur pikë për shkak të një qasjeje mbrojtëse që është lënë disi pas dore nën filozofinë e Hansi Flick-ut; ata priren të shënojnë më shumë se kundërshtarët, pavarësisht sa gola pësojnë. Roma, në anën tjetër, ruan një ekuilibër të mirë në mbrojtje.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme