Java e praktikave profesionale, prezantohen historitë e suksesit

Aktualitet | 9 minuta më parë

Ish nxënës, nxënës aktualë dhe nxënës të klasave të nënta që nesër do të zgjedhin arsimin profesional.

Të gjithë u bënë bashkë në një nga ditët  e javës së praktikave profesionale në shkollën “Thoma Papapano” në Gjirokastër.

Meçan Deçka prej vitesh ka ngritur biznesin e vet, duke punësuar edhe të tjerë, tregon mbi vlerën që ka arsimi profesional duke përcjellë historinë e tij të suksesit.

“Kjo shkollë më ka ndihmuar të punësohem dhe të vetëpunësohem, madje edhe të krijoj ekipin tim të punës. Falë këtij profesioni kam siguruar një punësim shumë të mirë dhe të ardhura të kënaqshme. Sot, në kushtet që po kalojmë, jemi edhe më të kërkuar në treg, pasi vihet re një mungesë e theksuar e specialistëve të këtij zanati.”

Nxënësit e degëve të ndryshme për një ditë u bënë mësues duke demonstruar atë që kanë mësuar me frekuentimin e kësaj shkolle.

Gjithcka nis nga bankat e shkollës ky ishte mesazhi që u përcoll në këtë ditë për ata që sapo janë bërë pjesë e kësaj shkolle, por edhe ata që nesër do ta shohin si një mundësi të mirë arsimin profesional.

“Ishte shumë kënaqësi për ne të zhvillonim një orë mësimi me nxënësit e klasave të nënta. Ne u munduam t’ua sugjeronim këtë shkollë dhe t’i inkurajonim ta frekuentonin, sepse është vërtet një mundësi që nuk duhet humbur.”

“Sot erdhëm të shikonim nga afër se si zhvillohet një orë mësimore në shkollën profesionale ‘Thoma Papapano’. Pamë ambientet, të cilat janë më se të përshtatshme për nxënësit, si dhe mënyrën se si ata punojnë në profilet e ndryshme. Pamë funksionimin e orëve mësimore dhe të fushave të ndryshme profesionale. Shkolla profesionale ‘Thoma Papapano’ ka një aktivitet 55-vjeçar në formimin e profesionistëve.”

Shkolla profesionale ka një aktivitet 55 vjecar në formimin e profesionistëve.

Gazetare :  Y.PONDE

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme