SPAK jep pretencën për grupin e trafikut të drogës me lëkurë gjedhësh, kërkon deri në 10 vite burg

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën për të pandehurit e dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike përmes lëkurëve të gjedhëve. Për dy të penduarit e drejtësisë janë kërkuar dënime më të ulëta.
Në bazë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, për Aldi Zonjën është kërkuar dënimi me 14 vite burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 9 vite e 4 muaj burg. Për Artion Çaushllarin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, ose 10 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Për Geis Sejfullain, Ismail Abdurahmanin, Jose Ramon Zakarias Vasquez dhe Samuel Alfonso Seranon, SPAK ka kërkuar nga 14 vite burg për secilin, që pas gjykimit të shkurtuar ulen në 9 vite e 4 muaj.
Ndërsa për K. Birce dhe H. L. Narvaez, të cilët janë dy të penduarit e drejtësisë në këtë çështje, prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 vite burg, që reduktohen në 8 vite e 8 muaj, dhe 4 vite burg.
Për Endi Sejdinin është kërkuar dënimi me 12 vite burg, ose 8 vite pas gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Baki Huqin është kërkuar dënimi me 10 vite burg, që reduktohet në 6 vite e 8 muaj.
Pretenca e SPAK tashmë i kalon gjykatës, e cila do të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë dhe do të japë vendimin përfundimtar për të pandehurit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




