Durrësi pret turistë për Festat e Nëntorit/Hotelet drejt rezervimit të plotë, rreth 80% nga vizitorët e Kosovës
Durrësi po përjeton një fluks të lartë prenotimesh për fundjavën e festave të nëntorit, me hotelet që janë drejt kapacitetit të plotë. Rreth 80% e rezervimeve janë nga turistët e Kosovës. Përfaqësuesi i Unionit Turistik Shqiptar, Blerim Norja, bën me dije se strukturat akomoduese janë përgatitur me aktivitete festive për të mirëpritur vizitorët.
“Çdo hotel ka marrë masa për të organizuar programin e tij për këto tri ditë. Duke qenë se bëhet fjalë për një fundjavë të gjatë, e cila fillon të premten dhe përfundon të dielën, pritet që të ketë një program të pasur, kushtuar traditës shqiptare, me valle, kostume popullore, ushqime tradicionale dhe muzikë shqiptare. Sigurisht, nuk mungojnë as flamujt dhe dekorimet në hotele, duke qenë se kjo është një festë e të gjithë shqiptarëve”
Krahas turistëve nga Kosova dhe Shqipëria, interes për festimet kanë shfaqur edhe shtetas të huaj, të cilët duan të njohin traditat shqiptare.
Fluksi i vizitorëve pritet t’i japë një impuls të rëndësishëm turizmit dhe hotelerisë në qytetin bregdetar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




