Festat e 28 dhe 29 Nëntorit në Vlorë, kufizime të qarkullimit dhe ndalim parkimi në disa akse rrugore

Kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve do të vendosen në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, në kuadër të aktiviteteve festive për 28 dhe 29 Nëntorin.
Policia e Vlorës njofton se masat do të hyjnë në fuqi prej orës 22:00 të ditës së sotme dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundim të aktiviteteve.
Konkretisht, ndalimi i parkimit do të zbatohet në këto akse: Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”, ku nuk do të lejohet parkimi në të dyja anët e rrugës; Kryqëzimi nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles, ku ndalohet parkimi në krahun e djathtë të rrugës; Aksi rrugor nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.
Shërbimet e Policisë do të jenë të angazhuara në terren për menaxhimin e trafikut, orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve festive.
Njoftimi i plotë:
VLORË/Njoftim për kufizimin e qarkullimit dhe ndalimin e parkimit të automjeteve në disa akse rrugore, në kuadër të festave të 28 dhe 29 Nëntorit
Në zbatim të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e aktiviteteve festive që do të zhvillohen në qytetin e Vlorës, me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit, Policia e Vlorës njofton qytetarët se, prej orës 22:00 të ditës së sotme, deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit dhe ndalim të parkimit të automjeteve në disa akse rrugore të qytetit.
Konkretisht, kufizime do të ketë në akset e mëposhtme:
▪️ Rrethrrotullimi – sheshi “Omonia” – Shkolla e Muzikës – kryqëzimi i Menës – rruga për te “Hollidej”, ku nga të dyja anët e rrugës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve;
▪️ Kryqëzimi që vjen nga “Hollidej” – agjencia “Ruci” – kryqëzimi i Kapeles, ku në krahun e djathtë të rrugës nuk do të lejohet parkimi i automjeteve;
▪️ Aksi rrugor nga zona e L-së deri te kryqëzimi i Grevës, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve.
Shërbimet e Policisë do të jenë të angazhuara në terren, për menaxhimin e trafikut, orientimin e drejtuesve të automjeteve dhe garantimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve.
Policia e Vlorës apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke kërkuar që të mos parkojnë automjetet në akset e përcaktuara më lart dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




