Zyrtare: Shtyhet ndeshja Flamurtari-Besa

Kategoria e Parë | 8 minuta më parë

Moti i keq që ka pushtuar Shqipërinë këto ditë ndikon edhe në futbollin shqiptar. Për shkak të kushteve të vështira atmosferike ndeshja Flamurtari-Besa, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë ditës së sotme, pritet që të vazhdojnë edhe nesër, prandaj kjo sfidë nuk mund të luhet as ditën e shtunë.

Pritet një njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit se kur do të luhet kjo ndeshje e rëndësishme e kampionatit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme