NATO uron Shqipërinë për Pavarësinë: Aleanca jonë, themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

Aktualitet | 46 minuta më parë

NATO ka përcjellë urimet për Shqipërinë me rastin e 114-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, duke vlerësuar angazhimin dhe kontributin e vendit tonë në Aleancën Veri-Atlantike.

Përmes një mesazhi të publikuar në platformën X, Aleanca thekson rëndësinë e partneritetit me Shqipërinë, e cila është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009 dhe pjesë e rëndësishme e sistemit të mbrojtjes kolektive.

Në mesazhin e urimit, NATO mirëpret gjithashtu angazhimin e Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve në fushën e mbrojtjes, me synim forcimin e sigurisë së përbashkët.

Aleanca nënvizon se bashkëpunimi mes vendeve anëtare është thelbësor edhe në përballimin e kërcënimeve kibernetike, krimit transnacional dhe karteleve, për të garantuar sigurinë e të dy vendeve.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë! 🇺🇸🇦🇱 Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë të ndërsjellë. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për të rritur shpenzimet e mbrojtjes për të forcuar sigurinë kolektive. Së bashku, po përballemi me kërcënimet kibernetike, krimin transnacional dhe kartelet për t’i mbajtur të dy kombet tona të sigurt”, shkruhet në mesazh.


/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme