Prapaskena e “Fenomenit”: Nga Barça s’ika me dashje, më thanë se s’kishin më para!

Futboll Bota | 17 minuta më parë

Ronaldo “Fenomeni” rrëfeu për podcast-in “The Overlap” se si ndodhi largimi i tij nga Barça: “Nuk ishte zgjedhja ime, sepse gjithmonë do të kisha zgjedhur të qëndroja te Barcelona, ​​​​por ata vendosën ndryshe. Në fund të vitit 1996, kishim arritur një marrëveshje për të rinovuar kontratën time. Ne nënshkruam kontratën e re, por, në fund, tre ose katër ditë më vonë, ata ndryshuan mendje dhe thanë: ‘Jo, nuk mund të të paguajmë kaq shumë. Duhet të të shesim!'”.

Ish-sulmuesi brazilian kujtoi me nostalgji momentin kur u transferua në Barcelonë. “Bobby Robson më priti mjaft mirë atje. Ai ishte një zotëri i vërtetë, një person i mrekullueshëm. Ai ishte personi më i mirë që kam takuar gjatë karrierës sime futbollistike”, tha “Fenomeni”.

Ish-sulmuesi brazilian komentoi gjithashtu mbi koston totale të transferimit: “Barça pagoi, mendoj, rreth 20 milionë dollarë. Në atë kohë ishte një shumë e madhe”.

Sa i përket transferimit në Milano, Ronaldo zbuloi se: “Në vitin 1996 kisha një kontratë me Barcelonën falë së cilës fitoja dy milionë dollarë. Interi më ofroi tetë milionë dollarë për të shkuar atje”. A.V.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme