Humb jetën një 55-vjeçar në Berat, automjeti i drejtuar nga një i ri e godet teksa lëvizte me biçikletë

Aktualitet | 24 minuta më parë

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Perondi të Beratit, ku një shtetas që po lëvizte me biçikletë ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.

Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga Policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30. Autoritetet bëjnë me dije se “shtetasi Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë”. Përplasja ka rezultuar fatale, dhe “si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka humbur jetën”.

Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, shërbimet e policisë kanë mbërritur në zonë. Aktualisht, “grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësisë ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme