Brigadat al-Qassam: Fati i të burgosurve izraelitë lidhet me avancimin e ushtrisë në Gazë

Botë | 2 vite më parë

Zëdhënësi i Brigadave al-Qassam ka paralajmëruar forcat izraelite që të veprojnë me kujdes, pasi në të kundërt përparimet e tyre mund të rrezikojnë jetën e të burgosurve izraelitë.

Abu Obeida, në deklaratën e tij të postuar në Telegram, përshëndeti trimërinë dhe efektivitetin ushtarak të luftëtarëve të Rezistencës në Rripin verior të Gazës.

“Armiku fsheh humbjet e tij të vërteta dhe gjendjen e rëndë të ushtarëve të tij në Rripin verior të Gazës për të ruajtur imazhin e ushtrisë së tij. Gjenocidi dhe spastrimi etnik që synon civilët e pafajshëm në Rripin verior të Gazës synon të mbulojë skandalet dhe turpin e ushtrisë sioniste” vuri në dukje zëdhënësi i Brigadave Qassam, duke lavdëruar luftëtarët e Rezistencës.

Abu Obeida nënvizoi gjithashtu: “Fati i disa robërve të armikut është i lidhur me aftësinë e ushtrisë pushtuese për të përparuar qindra metra në zona të caktuara nën sulm”.

Në javët e fundit, familjet e të burgosurve izraelitë në Gazë kanë intensifikuar thirrjet e tyre për një marrëveshje mbi shkëmbimin e të burgosurve dhe një armëpushim në Gazë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme