Jakup Krasniqi rikthehet për të dytën ditë në Prishtinë, viziton bashkëshorten e sëmurë

Kosovë | 6 minuta më parë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është lejuar të rikthehet për të dytën ditë në shtëpinë e tij në Prishtinë për të vizituar bashkëshorten e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Krasniqi ka mbërritur në shtëpinë e tij gjatë orëve të paradites, nën shoqërimin e automjeteve të EULEX-it dhe me masa të shtuara sigurie, ndërsa në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kjo është dita e dytë e qëndrimit të tij në Kosovë, pasi lejes së dhënë nga jykata Speciale për arsye të forta humanitare, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjatë gjithë lëvizjes nga objekti i EULEX-it në Fushë Kosovë drejt banesës familjare në Velani, Krasniqi është shoqëruar nga forcat përkatëse të sigurisë.

Krasniqi po gjykohet në Hagë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, në kuadër të procesit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-kryeparlamentari dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata Speciale pasi u gjet përgjegjës për kontribut në strukturat dhe organet e UÇK-së, si dhe për dijeninë që, sipas gjykatës, kishte për ndalime, keqtrajtime dhe vrasje të paligjshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme