Izraeli u kërkon evropianëve që ta konsiderojnë Houthin organizatë terroriste

Botë | 2 vite më parë

Izraeli u ka kërkuar liderëve evropianë që ta konsiderojnë Houthin si organizatë terroriste. Ministri i Jashtëm Gideon Saar u ka kërkuar misioneve diplomatike të Izraelit në Bashkimin Evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar që të bëjnë presion për përcaktimin e lëvizjes Ansar Allah Huthi si një organizatë terroriste.

Ndërsa asnjë vend evropian nuk i liston Houthis si një organizatë terroriste, SHBA, Arabia Saudite, Malajzia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Izraeli e bëjnë këtë.

“Houthis paraqesin një kërcënim jo vetëm për Izraelin, por për rajonin dhe gjithë botën. Kërcënimi i drejtpërdrejtë për lirinë e lundrimit në një nga korsitë më të ngarkuara të anijeve në botë është një sfidë për komunitetin ndërkombëtar dhe rendin botëror. Gjëja e parë dhe më themelore është përkufizimi i tyre si një organizatë terroriste”, tha Sa’ar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme