Trump përsërit kërkesën për të blerë Groenlandën dhe rimarrjen e kontrollit të Kanalit të Panamasë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka përsëritur kërkesën që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka, një kërkesë që ai e kishte bërë edhe gjatë mandatit të parë. Në një komunikatë, Trump theksoi se për qëllime të sigurisë kombëtare dhe lirisë globale, pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një “domosdoshmëri absolute”. Kjo kërkesë e zgjeron listën e shteteve aleate me të cilat Trump ka mospajtime para marrjes së detyrës më 20 janar.
Gjithashtu, Trump sugjeroi që Shtetet e Bashkuara mund të rimerrnin kontrollin mbi Kanalin e Panamasë për të ulur rritjen e kostove të transportit. Ai e vuri theksin se, nëse nuk zbatohen parimet morale dhe ligjore lidhur me kontrollin e kanalit, Shtetet e Bashkuara mund të kërkojnë që ai t’i kthehet atyre. Presidenti i Panamasë e kundërshtoi këtë sugjerim, duke deklaruar se çdo metër katror i kanalit i përket Panamasë dhe do të mbetet i tillë.
Po ashtu, Trump ka sugjeruar që Kanadaja mund të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara, një ide që ka shkaktuar komente të ndryshme, duke përfshirë përgjigjen e Kryeministrit kanadez Justin Trudeau që sugjeroi se Trump po bënte shaka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




