Rusia nis sulm të madh në Ukrainë, lëshon dhjetëra raketa lundrimi dhe dronë

Rusia ka nisur këtë të premte një sulm ajror masiv kundër Ukrainës, duke përfshirë dhjetëra raketa lundrimi dhe dronë.
“Ushtria ruse synoi rrjetin elektrik të Ukrainës. Armiku vazhdon terrorin e tij”, ka bërë me dije ministri i Energjisë, Herman Halushchenko.
Halushchenko tha se punëtorët e energjisë bënë gjithçka që ishte e nevojshme për të “minimizuar pasojat negative për sistemin energjetik”, ndërsa shtoi se në orët në vijim do të japë detaje mbi dëmet.
Forcat ajrore të Ukrainës raportuan dronë të shumtë sulmues të lëshuar në Ukrainë gjatë natës, të ndjekur nga tufa raketash në hapësirën ajrore të vendit.
Që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, Rusia ka goditur sistemin elektrik të Ukrainës, duke rezultuar në mbyllje të vazhdueshme të furnizimeve kritike të ngrohjes dhe ujit të pijshëm gjatë muajve të dimrit.
Moska ka deklaruar se sulmet kishin për qëllim të pengonin industrinë e mbrojtjes së Ukrainës që prodhonte raketa, drone, automjete të blinduara dhe artileri, mes armëve të tjera.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




