Rihapja e Katedrales, Macron: Kombet e mëdha mund të arrijnë të pamundurën

Presidenti francez tha në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit, se kambanat e Notre-Dame kanë “shoqëruar historinë tonë”.
Macron tha gjithashtu “ne duhet ta vlerësojmë këtë mësim brishtësie, përulësie dhe vullneti” dhe të mos harrojmë kurrë se sa shumë ka secili person.
Ai shtoi se “madhështia e kësaj katedrale është e pandashme nga puna e të gjithëve”. Macron e mbylli fjalimin e tij duke thënë “rroftë Notre-Dame” dhe rroftë republika franceze.
Ndërkaq, Papa Françesku e ka quajtur ditën e sotme si një ditë “gëzimi, feste dhe lavdërimi”. Papa nuk ka marrë pjesë personalisht në ceremoni, por, në një mesazh të lexuar gjatë rihapjes, tha se shpreson se “rilindja e kësaj kishe të admirueshme do të përbënte një shenjë profetike të rinovimit të Kishës në Francë”.
Ai ka thënë gjithashtu se hyrja në katedrale duhet të mbetet “falas” mes sugjerimeve nga Ministria Franceze e Kulturës se vizitorët mund të paguajnë një tarifë.
Por cilat janë 5 pesë faktet që duhet të dini për procesin e restaurimit të Katedrales së Parisit e cila u shkrumbua nga zjarri në vitin 2019;
- Asnjë nga lëndët drusore 800-vjeçare nuk i mbijetoi zjarrit dhe u desh të gjendeshin rreth 1200 lisa për t’i zëvendësuar ato.
- Mbi 40 mijë metra katrorë gurë u pastruan, me ekspertët që zbuluan veçori të vogla në gurin origjinal, si fosile të caktuara, që i ndihmuan ata të përcaktonin origjinën gjeografike për gurin zëvendësues.
- Gati 8000 tubat që përbëjnë strukturën duhej të pastroheshin për shkak të akumulimit të një pluhuri të verdhë – monoksidi i plumbit – në tubacionet e tij nga zjarri.
- Pesë skulptura të jashtme u skanuan me kompjuter dhe më pas u kthyen në gur gëlqeror.
- Arkeologët që punuan në rinovimin zbuluan eshtra që besohet se i përkasin Joachim de Bellay, një poet i Rilindjes franceze.
8-15 dhjetor festimet për rihapjen e Katedrales
Në Francë, kjo javë do t’i kushtohet festimit të rihapjes së Notre-Dame, me ngjarje që priten midis 8 dhe 15 dhjetorit. Megjithatë, pas kësaj katedralja do të rifillojë të mirëpresë vizitorët.
Ju mund të planifikoni vizitën tuaj përpara duke rezervuar në internet – sistemi është i disponueshëm që nga 3 dhjetori – por rezervimet nuk kërkohen – megjithëse kur kontrolluam për herë të fundit kishte një radhë.
Hyrja është pa pagesë dhe orët e hapjes janë nga 07:45 deri në 19:00 sipas kohës lokale nga e hëna në të premte, me hapje të zgjatur deri në 22:00 të enjten.
Katedralja është gjithashtu e hapur nga ora 08:15 deri në 19:30 të shtunave dhe të dielave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




