Protesta në Rumani kundër fitores së kandidatit presidencial pro-rus Calin Georgesku

Botë | 2 vite më parë

Për të dytën natë radhazi qindra qytetarë rumunë u mblodhën në sheshin e universitetit në Bukuresht për të shprehur kundërshtinë e tyre kundër fitores që politikani të pavarur pro rus Kalin Georgesku shënoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën e shkuar në vend.

Protesta u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit, ku pjesëmarrësit lëshuan slogane si Liri, Demokraci në Rumani dhe poshtë fashizmi. Raundi i dytë i presidencialeve mbahet në datën 8 dhjetor, ku Geoergesku që në raundin e parë mori 22.94% të votave do të përballet me kandidaten pro perëndimore të qendrës së djathtë Elena Laskoni, e cila në raundin e parë mori 19.17% të votave.  Georgesku, 62 vjeç, ka mohuar të jetë ekstremist ose fashistë dhe veten e ka cilësuar si një rumun që dashuron vendin e tij. 

Fushatën zgjedhore e përqendroi sidomos në rrjetin tik tok, ku bëri thirrje edhe për dhënien fund ndihmës për Ukrainën. Kandidati i pavarur këmbëngul ndërkohë që nuk ka lindje apo perëndim dhe ka theksuar se vendi kishte jashtëzakonisht nevojë për neutralitet.  Zgjedhjet presidenciale të këtij viti janë të nëntat që mbahen në Rumani që nga revolucioni I vitit 1989. Në 35 vitet e fundit, Rumania ka pasur katër president.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme